Disa vende të BE po marrin në mënyrë domethënëse më pak doza të vaksinës së koronavirusit të Pfizerit nga sa pritej pasi kompania amerikane ngadalësoi shpërndarjen. Gjashtë shtete e quajtën situatën të papranueshme dhe paralajmëruan se e gjithë kjo cënon besueshmërinë e procesit të vaksinimit. Suedia, Danimarka, Finlanda, Lituania, Letonia dhe Estonia, i kërkuan BE të bëjë presion mbi Pfizer dhe Biontech. Pfizer tha se reduktimi i shpërndarjeve ëhstë një cështje e përkohëshme. Në një deklaratë të premten, prodhuesi i ilaceve tha se ngarkesat janë prekur nga ndryshime në procesin e tij të prodhimit që ka si qëllim të shtojë pikërisht këtë të fundit.