Petr Pavel, ish-shef i ushtrisë çeke dhe zyrtar i nivelit të lartë të NATO-s, e nisi mandatin e tij pesëvjeçar si president çek këtë të enjte me zotimet se do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën dhe të mbështesë politikat ekonomike. Pavel mundi ish-kryeministrin populist Andrej Babis në zgjedhjet e janarit me premtimet për të ankoruar fort vendin e Evropës Qendrore në Bashkimin Evropian dhe NATO, një kthesë nga paraardhësi Milos Zeman i cili ishte përpjekur të rriste marrëdhëniet me Rusinë dhe Kinën.