Armenia pret që të vendosen raportet diplomatike me Turqinë dhe kufijtë mes dy shteteve të hapen si rezultat i bisedimeve për normalizimin e raporteve. Bisedimet do të nisin më 14 janar në Moskë, tha Ministria e Jashtme e Armenisë. Të dy shtetet, vitin e kaluar kanë emëruar përfaqësues të posaçëm për normalizimin e marrëdhënieve dhe po kërkojnë që të përmirësojnë raportet pas tensionimeve disa vjeçare. Rundi i parë i bisedimeve pritet të nisë si pjesë e një përpjekje më të gjerë për paqe rajonale në rajonin e Kaukazit Jugor, nën ndërmjetësimin e Rusisë.