Top News – Përmbytjet, rreziku për Shkodrën/ Lumenjtë afër kufirit maksimal të kuotave
24/01/2021 11:35

Prej ditësh Shërbimeve metereologjike në vend kanë dhënë parashikimet për përmbytje në 4 qarqe të vendit, duke kërkuar marrjen e masave nga autoritetet lokale. Të njëjtën gjë kërkoi edhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, duke bërë të ditur se do të ketë prurje të shumta për shkak të reshjeve. Ndërkohë, situata duket se është nën kontroll. Bashkia e Shkodrës raporton se deri më tani 748 hektarë tokë janë përmbytur, duke pasur ditën e fundit një shtim të sipërfaqes së tokës nën ujë. Hidrometri në Dajç në orën 08.30 shënoi kuotën 5.75 metra, ndërsa kuota maksimale është 6.3 metra. Krahasuar me një ditë më parë ka një rritje të nivelit të ujit me 25 centimetra. E njëjta gjë edhe në Liqenin e Shkodrës, ku niveli i ujit është rritur me 18 cm. Jo më pak ka prurje edhe në Drin, ku rritja është më e vogël, por që përbën rrezik të shtuar. Ndonëse nuk ka përmbytje sit ë disa ditëve më parë, të dhënat nga Shtabi i Emergjencave Civile në Bashkinë e Shkodrës bëjnë të ditur se janë përmbytur disa hektarë tokë, nga të cilat një pjesë e sipërfaqeve të kultivuara dhe një pjesë tjetër e mbetur djerr. Situata më e rëndë është në zonën e Obotit, ku niveli i ujit mbi rrugë arrin në rreth 35 cm dhe është e pa kalueshme me mjete te ulëta. Gjithashtu në Obot, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit ujësjellësi i Oblikës. Në disa raste familjarë të ndryshëm të zonave që janë në vijën e rrezikut kanë kërkuar bazë ushqimore edhe për bagëtitë.

Top News- Kapet 41-vjeçari në Barcelonë, i dënuar dhe akuzuar për krime kundër personit
08/11 17:30
Top News- “Drejtoni gjoksin, shpatullat drejt, këmbët bashkuar”, fjalët që çuan mësuesin në burg
08/11 17:07
Top Channel/ Buxheti për bashkitë më 2027/ Llogariten fonde edhe për 15 që do të shkrihen
08/11 15:05
Top Channel/ Bujqësia, “tkurren” subvencionet/Rriten fondet për administratën dhe ulen për fermerët
08/11 15:02
Top Channel/ Helmimi në Vlorë dyshohet nga uji/ 7 fëmijë ende në spital, analizat tregojnë për…
08/11 14:50
Top Channel/ Zjarr në një godinë pranë lagunës së Nartës, flakët rrezikojnë pyllin me pisha
08/11 14:46
Top Channel/ Berisha: Serbia s’kishte opozitë si ne/ Kreu i PD flet pë protestën dhe fton partitë…
08/11 14:44
Top Channel/ Akuzohet për ngacmim ndaj nxënëseve në Selenicë, mësuesi 35-vjeçar mbërrin në gjykatë
08/11 14:36
Top News- ‘Koalicion qytetar-politik kundër Ramës’/ Mediu: Kandidatë të përbashkët në zgjedhje
08/11 14:22
Top News- Uji me fekale helmoi fëmijët, preken edhe të rriturit/ Alarm në Vlorë
08/11 14:22
Top Channel/ ‘Rama një kufomë politike’, Berisha:Të bashkohemi, armiku i armikut tim është aleati im
08/11 13:47
Top Channel/ ‘Mos dëgjo tellallet e mafias’, Berisha i përgjigjet ndjekësit në Fb: Mafia ka tmerr…
08/11 13:11
Top Channel/ Lagjja “e harruar” në Gjirokastër/ Banorët romë ankohen për kushte të mjerueshme
08/11 12:15
Top Channel/ Vaksinat kundër gripit në Vlorë/ Mjekët: Prioritet ata me sëmundje kronike
08/11 12:13
Top Channel/ Manual për përdorimin e gazit/ Ekspertët: Të mos tregtohet më pa detektor
08/11 12:08
Top Channel/ Evazion 1 milion euro/ Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq administratorin dhe…
08/11 12:04
Top Channel/ Protesta, 4 të arrestuar/ Incidentet, procedohen 7 persona. Gjobë 12 të tjerëve
08/11 12:02
Top News- Gjobë rekord në protestë, ndëshkohet me 500 mijë lekë protestuesi i maskuar
08/11 11:57
Top News- Mbi 1 mln euro evazion fiskal, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin
08/11 11:38
Top Channel/ Protesta e së shtunës në Tiranë/ Policia publikon videon, shoqërohen 12 persona
08/11 11:04