Ekipet e kërkimit të hënën gjetën trupin e një burri të zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm që shkaktuan përmbytje në Spanjën jugore, thanë autoritetet, duke e çuar numrin e të vdekurve në dy. Guardia Civile e Spanjës tha se trupi u gjet rreth tre kilometra larg nga vendi ku u rrëmbye të dielën nga një lumë i tejfryrë pranë Granadës. Televizioni spanjoll tha se 20-vjeçari u rrëmbye ndërsa përpiqej të kalonte një shtrat lumi me një motoçikletë. Policia të dielën gjeti në Malaga trupin e një burri, furgoni i të cilit u rrëmbye nga rryma. Një pasagjer i dytë i furgonit është ende i zhdukur. Dymbëdhjetë orë shira të rrëmbyeshme përfshinë pjesë të provincës së Malagas të dielën duke shkaktuar përmbytjet.