Top News – Përleshje me armë zjarri në CIA/ Një person i armatosur tentoi të hynte në langley
04/05/2021 15:43

Një person i armatosur është qëlluar nga agjentët e FBI pas një përplasjeje që zgjati për disa orë në portën kryesore të zyrave qendrore të CIA-s. Personi i paidentifikuar është penguar të kalojë portën kryesore për të hyrë në territorin e CIA-s pranë Uashingtonit. Personeli i sigurisë raportohet se është përpjekur të negociojë me personin, që ai të dorëzohet, për disa orë. FBI tha në një deklaratë se individi kishte dalë nga makina e tij me një armë dhe kishte shkëmbyer zjarr me oficerët. “Subjekti u plagos dhe u transportua për në një spital të afërt për kujdes mjekësor”, thuhej në deklaratë. Më herët, një zëdhënë si CIA-s tha se ishin në dijeni të situatës jashtë perimetrit të sigurisë, disa qindra metra nga ndërtesa kryesore e agjencisë. Siguria është rritur shumë vitet e fundit në CIA, e cila është e vendosur në Langley të Virxhinias, pranë një rruge të shumëfrekuentuar. Në 1993, një pakistanez, Mir Aimal Kansi, qëlloi për vdekje dy punonjës të agjencisë dhe plagosi tre të tjerë që ishin ulur në makinat e tyre, në pritje të hapjes së semaforit për të hyrë në territorin e CIA-s. Kansi kishte mundur të largohej drejt Pakistanit dhe u gjet dhe u arrestua vetëm katër vite më vonë. Ai u ekstradua në SHBA ku u dënua për vrasje dhe u dënua me vdekje. Ai u ekzekutua në 2002.

Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
DIGITALB DIGITALB