Ministria e Drejtësisë ka hartuar një projektligj që synon të kthejë përkthimin në një profesion të lirë që rregullohet me ligj. Aktualisht ka një hendek ligjor lidhur me kryerjen e veprimtarisë së përkthimit zyrtar në Republikën e Shqipërisë, pasi kjo çështje nuk është e rregulluar me anë të një akti të veçante ligjor.