Një audiopërgjim i publikuar nga mediat italiane, kanë implikuar Papa Françeskun me çështjen e një prej kardinalëve të Vatikanit, Angelo Becciu i cili po përballet me një proces gjyqësor për përvetësimin e fondeve të kishës. Sipas mediave italiane, Papa Francesku ka komunikuar me Becciu-n përmes telefonit, ku ky i fundit i kërkoi Papës që të konfirmojë një pagesë për të ndihmuar në lirimin e një murgeshe të rrëmbyer në Afrikë.