Rishi Sunak deklaroi se nuk do të pranojë ndërhyrjen kineze në demokracinë e Mbretërisë së Bashkuar. Ky reagim vjen pas lajmit se një studiues parlamentar u arrestua mes akuzave se ai spiunoi për Kinën. Ndërkohë, studiuesi në fjalë i ka mohuar akuzat. Edhe Kina i ka hedhur poshtë akuzat për spiunazh, ku në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Mao Ning i quajti këto “shpifje keqdashëse”.