Kancelari gjerman Olaf Scholz të enjten i kërkoi Kinës të mos dërgojë armë për të ndihmuar luftën e Rusisë në Ukrainë, ndërsa i kërkoi pekinit të ushtrojë presion mbi Moskën që ajo të tërheqë të gjithë forcat e saj. Para parlamentit gjerman, Scholz tha se ishte zhgënjyes fakti që Pekini nuk e ka dënuar pushtimin rus, por megjithatë ai përshëndeti përpjekjet e Kinës për të mos lejuar përshkallëzim bërthamor. “Mesazhi im për Pekinin është i qartë: përdorni ndikimin tuaj në Moskë për të nxitur tërheqjen e trupave ruse. Dhe mos i jepni asnjë armë Rusisë agresore".