Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve filloi procedurën administrative ndaj ministrit të brendshëm, Ervin Hoxha, pasi u ngritën pretendimet se përdori makinën shtetërore për të bërë fushatë për Partinë Socialiste, gjë që është e ndaluar nga kodi zgjedhor. Gjatë fushatës elektorale ndalohet përdorimi i burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Sipas denoncimit të mbërritur pranë komisionit qëndror të zgjedhjeve, ministri i brendshëm, Ervin Hoxha, drejtues politik i njësisë administrative numër një në Tiranë dhe kandidat për deputet i Partisë Socialiste ëshë filmuar duke nxjerrë nga makina shtetërore materiale propagandistike, të subjektit politik ku ai aderon.