Dy punonjës të policisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra dhe u është ndaluar dalja jashtë vendit, pasi dyshohet se nuk kanë kryer detyrën në rastin e rëndë të përdhunimit të një vajze nga disa të rinj në qytetin bregdetar. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili bën me dije se që në momentin e parë kur mori dijeni për ngjajren, kërkoi verifikimin e veprimeve të Policisë së Vlorës për zbardhjen e ngjarjes.