Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Korcës, ndërsa 4 të tjerë janë nën hetim për vepra të ndryshme penale. Një 41 vjecar, banues në Tiranë, u ndalua nga policia, pasi ishte I shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” mbetur në tentative. Sipas burimeve policore, më 9 korrik, ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një 41-vjeçare, pa pëlqimin e saj.