Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka bërë thirrje Rusisë që të ulë tensionet në krizën në Ukrainë, përpara negociatave të rëndësishme javën e ardhshme. Është e vështirë të arrish përparim në një atmosferë tensionesh me një pistoletë në kokën e Ukrainës”, tha Blinken. "Pra, nëse vërtet duam të bëjmë përparim, duhet të shohim ulje tensionesh."