Një gjykatë federale në SHBA ka hedhur poshtë dy padi anti trust të paraqitura kundër Facebook. Gjykatësi vendosi se paditë ishin shumë të vagëta. Pas këtij lajmi, aksionet e Facebook u rritën me 4.2 për qind e kjo bëri që vlera në treg e gjigandit të medias sociale të arrinte në mbi 1 trilionë dollarë për të parën herë në histori.