Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës thotë se ka arrestuar një informatore ruse, e cila po përgatiste një sulm ajror në rajonin e Mykolaiv gjatë vizitës së Presidentit të Ukrainës. E dyshuara po mblidhte informacione rreth vizitës së planifikuar. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndodhej për vizitë në rajon në fund të korrikut. Megjithatë, agjentët e Sigurisë kishin marrë informacion në lidhje me aktivitetet e të dyshuares dhe kishin marrë masa shtesë sigurie.