Studentët e mjekësisë së përgjithshme paditën shtetin shqiptar në gjykatën europiane të të drejtave të njeriut në Strasburg, me pretendimin se ju është cënuar e drejta e tyre e edukimit dhe e zgjedhjes së vendit të punës. Studentët kërkojnë shfuqizimin e ligjit dhe 10 mijë euro dëmshpërblim për secilin prej paditësve për dëmin jomaterial të shkaktuar.