Në spitalin rajonal të Durrësit është përuruar pavioni i ri pediatrisë, rikonstruktuar me fondet e qeverisë shqiptare me vlerë 2.2 mln euro. Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizituan ambintet e reja të pediatrisë së Durrësit, që ka një kapacitet prej 90 shtretërish.