Top News – Pecorelli u ndihmua nga një prift / Kaloi kufirin shqiptar dhe shkoi ne Bosnjë
21/09/2021 15:01

Zbulohen detaje të reja në lidhje me inskenimin e vdekjes në Pukë të biznesmenit italian, Davide Pecorelli. Mediat italiane shkruajnë se nga verifikimet e kryera deri më tani, hetuesit dyshojnë se biznesmeni italian, i cili së fundmi jetonte si rumun, është ndihmuar nga një prift në vendin tonë për të kaluar kufirin. Prifti,emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mendohet ta ketë dërguar Pecorellin nga Shqipëria deri në një manastir në Medugorje, në Bosnjë. Sipërmarrësi tha se po kërkonte një thesar në Medjugore, të cilin nuk e gjeti kurrë. Sipas mediave italiane, ai ishte frymëzuar nga disa fjalë të papa Françeskut. “Në Medjugore është Hiri i Tënzot. Ka njerëz që kthehen në Udhën e HYJIT aty”, kishte deklaruar Papa disa vite më parë. Gjatë marrjes në pyetje nga prokurori Raffaele Cantone, ish-gjyqtari italian i futbollit është shprehur se ka probleme ekonomike. “Vendosa që të zhdukesha sepse jam i zhytur në probleme ekonomike. Jam praktikisht i rrënuar”, ka thënë Pecorelli para prokurorit. Biznesmeni italian, i cili së fundmi jetonte si rumun, inskenoi vdekjen e tij në Pukë, ku u gjet makina e tij e djegur, ndërkohë që hetime për zhdukjen e tij u ndërmorën në të dy shtete sin ë Itali dhe në Shqipëri. Ai qëndroi i fshehur për më shumë se 9 muaj. Por gjithçka mori fund pasi pak ditë më parë tërhoqi para në një bankomat në ishulin Italian Giglio dhe banka dërgoi mesazh ish të dashurës së tij dhe ortakut. Më pas policia e vuri në vëzhgim dhe një tjetër incident shënoi edhe fundin e arratisë së tij. Gomonia që ai kishte marrë më qera pësoi avari në det dhe aty u arrestua nga karabineierët italianë që po ruanin të gjitha lëvizjet e tij.

Top Channel/ Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, ARRSH: Nga e hëna ërdorni rrugën e Maminasit
12/10 19:52
Top Channel/ Graçanica bashkon politikën shqiptare ! Pritet lajmi i madh nga komuna serbe
12/10 19:51
Top Channel/ Çfarë pret populli i Kosovës nga kryetari i ti? Qytetari: Infrastruktura dhe arsimi…
12/10 19:02
Kosova voton REI MANAJ, Ndeshja SERBI-SHQIPËRI nuk ndalet, serbët në luftë për t’u futur në KOSOVË
12/10 18:56
Top Channel/ Zgjedhjet në Kosovë, qytetarja: Vota, obligim kombëtar! Çfarë presim nga kryetari i ri
12/10 18:34
Top News- Procesi zgjedhor në Kosovë/ Mbi 510 mijë qytetarë votuan deri në orën 15:00
12/10 18:05
Top News- Procesi zgjedhor drejt fundit, Kurti thirrje qytetarëve- Dilni votoni!
12/10 18:00
Top Channel/ Kosova voton sot! Qytetari i Kosovës: Duhen bërë ndryshime në Prishtinë
12/10 17:57
Top Channel/ Lokalet në Kosovë, i riu flet për TCH: Kanë vrarë Prishtinën vitet e fundit
12/10 17:56
Top Channel/ Pse janë të rëndësishme zgjedhjet në Kosovë? Ja çfarë thonë qytetarët
12/10 17:46
Top Channel/ Pse janë të rëndësishme zgjedhjet në Kosovë? Ja çfarë thonë qytetarët
12/10 17:44
Top News- Të shtëna me armë në Kosovë/ Kryeprokurori- Rasti nuk lidhet me procesin zgjedhor
12/10 17:21
Top News – E fundit/ ‘Kërcet’ arma në Kosovë, kryeprokurori i Prishtinës jep detaje
12/10 17:06
Top News- Rritet ndihma humanitare për Gazën/ Dhjetëra kamionë me ushqime dhe ilaçe futen në enklavë
12/10 17:02
Top Channel/ Të shtënat ne armë pranë qendrës së votimit, autoritetet e Kosovës sqarojnë ngjarjen
12/10 16:51
Top Channel/ Ndalohen monopatinat / Burim aksidentesh, policia do të nisë një aksion nga e hëna
12/10 14:47
Top News – Ndalohen monopatinat në Shqipëri / Policia në aksion nga e hëna, ‘burim aksidentesh’
12/10 14:28
Top News – Zbulohet arsenal armësh në Fier / Bazë kriminale, 13 armë zjarri, silenciatorë, municione
12/10 14:27
Top Channel/ Rama fton në podkast ministren Sala: Keni karrierë të gjatë si fjalimet e mia
12/10 12:47
Top Channel/ Rama: Shëndetësia, prioriteti ynë/ E ftuar ministria e shëndetësisë, Evis Sala
12/10 12:33