Partia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama se po bën një lojë të pisët me ndryshimet Kushtetuese dhe se qëllimi i vërtetë i tyre është heqja e koalicioneve para zgjedhore. Sekretari i Përgjithshëm I PD-së, Gazment Bardhi ka publikuar një video ku Rama zotohet se nuk do të ndalohen koalicionet. Ndërkohë që në dokumentin e firmosur nga Gramoz Ruçi dhe disa deputetë të opozitës specifikohet se koalicionet do të ndalohen në zgjedhjet e ardhshme.