Deputetët demokratë u debatuan me maxhorancën socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, si për rendin e ditës, ashtu edhe për mungesën e socialistëve nëpër komisione. Sipas deputeteve Jorida Tabaku e Ina Zhupa, socialistët mungojn në komisione, duke pamundësuar diskutimin e shumë projektligjeve të rëndësishme. Nga ana tjetër nuk munguan as edhe akuzat për atë që e konsiderojnë si farsa elektorale e 11 majit.