Ambasadorja e shteteve të bashkuara të Amerikës ka shpërndarë në tëitter, deklaratën e sekretarit Amerikan të shtetit, Antony Blinken, lidhur me urdhrin ekzekutiv të presidentin Biden në raport me pasurinë e atyre që destabilizojnë Ballkanin. Në qëndrimin e saj në tëitter, Yuri Kim ka nënvizuar mobilizimin e amerikanëve për të luftuar pandëshkueshmërinë për të gjithë ata, të cilët janë të përfshirë në korrupsion të rëndësishëm. Sinkron: “Korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të SH.B.A.-së dhe partnerëve e aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të përkushtuar të promovojmë llogaridhënie dhe të luftojmë pandëshkueshmërinë për ata që janë përfshirë në korrupsion të rëndësishëm… ". Urdhri i Biden dhe deklarata e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, erdhën fill pas shpalljes non grata të ish kryeministrit Sali Berisha. Insistimi i vazhdueshëm i amerikanëve për të dënuar të gjithë peshqit e mëdhenj që deri tani janë përfshirë në korrupsion masiv, ngre dyshimet për emra të tjerë shqiptarë që mund të jenë nën shenjestrën e llogaridhënies para ndërkombëtarëve.