Top News – Pasuria e Pandeli Majkos / Si ndryshoi nga 2003 në vitin 2018!
27/01/2021 17:04

Ministri për diasporën Pandeli Majko, një nga figurat më të vjetra, sipas detyrimeve ligjore ka bërë deklarimin e pasurisë në vite pranë Inspektoriatit të Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit. Rrjeti investigativ Birn ka marrë në analizë të gjitha deklaratat e pasurisë të Majkos nga 2003-2020, ku në deklaratën e parë të dorëzuar në ILDKPKI në vitin 2003, ai deklaronte pasuri familjare me vlerë 5.7 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018 pasuria ka shënuar rritje me 3 herë, duke kapur vlerën e 19.8 milionë lekëve. Sipas këtyrë të dhënave Majko zotëron familjarisht pasuri të patundshme me vlerë 15.9 milionë lekë, likujditete bankare prej 2.3 milionë lekësh, kursime në cash prej 950 mijë lekësh dhe një automjet me vlerë 500 mijë lekë. Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 46.4 milionë lekë, nga të cilat 56% kanë si burim pagën e Majko dhe gati 4% pagën e bashkëshortes. Të ardhurat nga dhënia me qira e një apartamenti përbëjnë 36% të totalit, ndërsa 3% të tjera janë siguruar nga shitja e pasurisë së patundshme. Raporti birn ka bërë edhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit, ku për 15 vite të deklarimit, nga të cilat dy prej deklaratave rezultuan me probleme. Në vitin 2005, Majko deklaron blerjen e një automjeti me vlerë 6 mijë USD si dhe pagesën vjetore të kësteve të një kredie prej rreth 829 mijë lekësh, pa pasur asnjë të ardhur personale apo familjare për vitin, duke rezultuar me burime të pamjaftueshme financiare prej 1.4 milionë lekësh. Majko rezulton me burime të pamjaftueshme për të justifikuar shtesën e pasurisë edhe në vitin 2008, kur deklaron një kontratë sipërmarrjeje për blerjen e një apartamenti me çmim 129 mijë euro. Në vitet në vazhdim, deklaruesi jep të dhëna kontradiktore për këstet e paguara dhe detyrimet për apartamentin, të cilat nuk përputhen as në vlerë dhe as në kronologji. Në vitin 2010, Z. Majko deklaron se kontrata e apartamentit përbëhet nga kësti i parë prej 39,400 euro, kësti i dytë prej 40,000 euro dhe kësti i tretë prej 8000 euro. Në vitin 2011, ai deklaron se ka mbetur si detyrim kësti i tretë prej 16,630 euro, ndërsa në vitin 2012 deklaron se nuk është paguar kësti i tretë prej 42,000 euro. Përfundimisht në vitin 2018, ai deklaron se kësti i papaguar është 21,600 euro. Bazuar në këto deklarime, Z. Majko rezulton me diferencë negative në vitin 2008 për shtesën e asetit në vlerën e 8.4 milionë lekëve.

Top Channel/ “Jeni maqedonas të Shqipërisë”, Mickoski në Pustec: Nuk jeni as grekë, as bullgarë
27/07 23:07
Top Channel/ Merz përshëndet marrëveshjen, shpreson edhe në arritjen e akordeve të tjera tregtare
27/07 23:07
Top Channel/SHBA-BE,tarifa 15%.Marrëveshja,Europa blen 750 mld dollarë energji dhe armatime nga SHBA
27/07 23:06
Top Channel/ Orë kritike prej zjarreve. Në Kalasë të Delvinës falkët i afrohen banesave
27/07 22:49
Top Channel/ Normalizohet situata e zjarreve në Klos dhe Bulqizë, mbeten aktive dy vatra të vogla
27/07 22:41
Top News- Netanyahu akuzon OKB-në për dezinformim/ ‘Po përhap gënjeshtra për ndihmat në Gaza’
27/07 22:30
Top Channel/ Lamtumirë Adyl Xhaja! Përcillet me nderime në Elbasan ish-kryeministri
27/07 22:30
Top Channel/ Zjarri rrezikon banesat në fshatin Sasaj, evakuohen banorët e zonës
27/07 22:18
Top Channel/ Mesdheu në flakë! NASA trondit me pamjet nga hapësira. Si duket Shqipëria
27/07 21:50
Top News- SHBA dhe BE pajtohen për tarifat/ Marrëveshje pas takimit të Trump me Von Der Leyen
27/07 21:30
Top News- Zjarret rrezikojnë zonat e banuara në Kalasë, era e fuqishme përhap flakët
27/07 21:12
Top Channel/ Greqia në alarm! Kërkon ndihmën e BE për shuarjen e zjarreve
27/07 20:57
Top Channel/ Rama publikon pamjet: Eh mër çuna vap e modhe e di, po duhet ajrosur lagjja apo jo!?
27/07 20:54
Top Channel/ Delvina në pushtimin e flakëve, ndërhyn nga ajri helikopteri Black Hwak
27/07 20:54
Top News- Zjarret rrethojnë Mesdheun/ Pamjet satelitore të NASA-s janë alarmante
27/07 20:37
Top Channel/ Shëngjini, plazhi i të gjithëve! Destinacion i preferuar për shumë familje
27/07 20:15
Top Channel/ Dëmet nga rrjetet sociale, rritet agresiviteti. Ekspertët: Të ndërgjegjësohen prindërit
27/07 20:05
Top Channel/ Rikonstruksioni i rrugës “Egnatia”! Plani në Peqin për të afruar turistët
27/07 20:03
Top Channel/ “Polici të përjashtohet”, Rama reagon për ngjarjen e Vlorës, paralajmëron ndëshkime
27/07 19:38
Top News – Britania, flotë balonash spiune / ‘Kopjon’ Kinën, mjetet po testohen në SHBA
27/07 19:10