Top News – Pasojat e pandemisë/ Politikat bankare për rimëkëmbjen
23/10/2020 15:05

Ministrat e Financave dhe dhe Guvernatorët e bankave qëndrore të vendeve të Evropës diskutuam në një takim online me Drejtoren e Përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar, zj. Kristalina Georgieva mbi zhvillimet dhe masat e marra për të zbutur ndikimin e pandemisë në ekonomi. Në takim u diskutua edhe për strategjitë që po ndiqen për të siguruar rimëkëmbjen dhe për të forcuar qëndrueshmërinë, duke trajtuar gjithashtu sfidat afatgjata në ekonomi. Shefja e FMN Georgieva, tha se për shkak të pandemisë ekonomitë e zhvilluara dhe ato në zhvillim u goditën ashpër gjatë vitit 2020. Ajo shtoi se natyra e goditjes pandemike kërkon mbështetje të vazhdueshme të politikave, në varësi edhe të hapësirave që këto politika kanë në vendet e rajonit. Ndërsa Alfred Kammer, Drejtori për Evropën në FMN, vlerësoi marrjen në kohë të masave të jashtëzakonshme nga secili vend dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zgjidhje efektive rajonale dhe globale. Gjatë takimit guvennatori shqiptar Gent Sejko prezantoi përvojën dhe sfidat me të cilat u përballën institucionet dhe politikëbërësit në vendin tonë gjatë menaxhimit të kësaj situate. Sipas Sejkos tërmeti i vitit 2019 dhe pandemia shkaktuan goditje të dyfishtë brenda një periudhe kohore të shkurtër. Si përgjigje, nga Banka e Shqipërisë vendosi uljen e normës bazë të interesit dhe shtimin e injektimeve të likuiditetit; lehtësimi rregullator i përkohshëm në nxitje të shtyrjes së pagesës së kësteve dhe të ristrukturimit të kredive; pezullimi i pagesave të dividentit në sektorin bankar; si dhe, heqja e tarifave të transaksioneve ndërbankare në sistemet tona të pagesave. Guvernatori shtoi se të gjithë aktorët publikë në vend kanë marrë masa ekonomike të koordinuara dhe në kohën e duhur, në aspektin fiskal, monetar duke zbutur efektet negative të pandemisë. Ai evidentoi rolin e Instrumentit të Financimit të Shpejtë akorduar Shqipërisë nga FMN në fillimet e pandemisë, i cili mbështeti stimulin tonë fiskal, lehtësoi ndikimin e tij në tregjet e brendshme financiare dhe sinjalizoi aftësinë e vendit për të aksesuar burime të ndryshme financimi.

Top Channel/ Për mjekësinë, mesatarja 9.7. Publikohen rezultatet e konkursit
25/08 16:37
Top Channel/ Kosova e mbërthyer nga kriza. 7 muaj pa institucione të reja kushtetuese
25/08 16:24
Top Channel/ Lamtumirë Artur Zheji! Përcillet në banesën e fundit gazetari
25/08 16:16
Top News – ‘Bio’ vetëm në letër. Si e mashtruan fermerët grekë qeverinë e tyre
25/08 16:10
Top News – ‘ Rrezatonte kulturë të madhe.’ Paskal Milo ndan kujtimet me Zhejin
25/08 16:08
Top News – Timo Flloko flet për Artur Zhejin. ‘Ishte personalitet i jashtëzakoshëm’
25/08 16:07
Top News – Rajmonda Bulku i jep lamtumirën Artur Zhejit. ‘Luftoi për fjalën e lirë’
25/08 16:06
Top News – Rama rikthehet në zyrë. Nis në kryeministri konsultimet për qeverinë e re
25/08 16:04
Top Channel/ Pastrohet Kepi i Rodonit. 66 ndërtime pa leje që do të shemben nga IKMT
25/08 15:23
Top Channel/ U nis në Malin e Tomorrit për mbarësi, arrestohet i kërkuari për trafik droge
25/08 15:20
Top Channel/ I dehur në timon vrau 2 motra. Specialisti i MB-së udhëtonte në krah të kundërt
25/08 15:16
Top Channel/ Berisha: Nuk do t’i njohim zgjedhjet. “PD do të kërkojë komision hetimor për 11 Majin”
25/08 15:13
Top Channel/ Mandatin e “Lapaj” e merr Ana Dajko. Kolegji Zgjedhor mbyll sagën e “Dajës deputet”
25/08 15:11
Top News – Lamtumirë Artur Zheji! Homazhet në nderim të publicistin të ndarë nga jeta
25/08 15:03
Top News – Të huajt që punojnë në Shqipëri. Më shumë indianë në ndërtim e filipinas në shërbim
25/08 14:47
Top News- As bojkot, as njohje e zgjedhjeve / Aksioni opozitar në shtator do të nisë nga Kuvendi
25/08 14:43
Top Channel/ Trafikanti shqiptar “qesëndis” Londrën: E thjeshtë të ndalojnë hyrjet, po s`duan vetë!
25/08 14:39
Top News – Siguria ushqimore për kafshët. Pr.ligji, deri në 2 milionë lekë gjobë për shkelësit
25/08 13:35
Top News- Projekti i rrugës Transballkanike/ IKMT nis aksionin për shembjen e objekteve tek ‘1 Maji’
25/08 13:29
Top News – Mbahen homazhet për Artur Zhejin, ceremonia tek Universiteti i Arteve
25/08 12:58