Top News – Pasaportë vaksinimi për të gjithë / Qeveria italiane e bën të detyrueshme për punonjësit
17/09/2021 13:32

Qeveria italiane ka miratuar një dekret që e bën të detyrueshëm për të gjithë punonjësit e sektorit publik dhe privat që të tregojë prova vaksinimi, një test negativ ose shërim të kohëve të fundit nga infektimi – tha ministri italian i shëndetësisë Roberto Speranza. Rregulli, për të cilin u ra dakord në mbledhjen e kabinetit, ka si qëllim të bindë më shumë njerëz që të vaklsinohen kundër koronavirusit. Ai duhet të hyjë në fuqi më 15 tetor. “Kjo masë merret me qëllim që të bëhen vendet e punës më të sigurt dhe fushata e vaksinimit të bëhet më e fortë”, tha Speranza. Ai e quajti dekretin e qeverisë një strategji që tregon se vaksina është thelbësore për të hyrë në një sezon të ri. Rreth 75 për qind e popullatës italiane, të moshës 12 vjec e lart, janë vaksinuar plotësisht sipas shifrave qeveritare. Kjo e bën italinë, vend që dikur ishte epiqendra e pandemisë në kontinent, të parin në evropë që vendos një rregull të tillë, të prerë. Italia më herët kishte urdhëruar vaksinimin e të gjithë punonjësve të shëndetësisë. Që nga 6 gushti, një certifikatë e gjelbër, ka qenë e nevojshme për të hyrë në site kulturore si muze apo galeri, ambjente argëtimi apo sportive, parqe lojërash, spa, apo restorante. Kjo u zgjerua më pas edhe në fluturimet e brendshme, udhëtimet me trena mes rajoneve si edhe në udhëtimet në det. Pasporta e gjelbër tregon se mbajtësi është vaksinuar, ka rezultuar negativ në 48 orët e shkuara ose është shëruar nga virusi gjashtë muajt e shkuar.

Top Channel/ Macron kthen kryeministrin Lecornu që dha dorëheqjen pak ditë më parë
10/10 23:18
Top Channel/ Shpërthim në SHBA, 19 të zhdukur në kompaninë e eksplozivëve
10/10 22:54
Top Channel/ SHBA-Kinë, tension i lartë, Trump anulon takimin me Xi Jinping
10/10 22:42
Top News- Trump kërcënon Kinën, paralajmëron tërheqje nga takimi i planifikuar me Xi
10/10 22:30
Top Channel/ Gaza, rikthim në rrënoja. Mijëra palestinezë po kthehen në shtëpi
10/10 22:29
Top News- Ushtria izraelite vazhdon tërheqjen nga Gaza, Hamas gati të lirojë pengjet
10/10 22:00
Top Channel/ Izraeli nis tërheqjen nga Gaza, mijëra palestinezë rikthehen në vendin e tyre
10/10 19:54
Top News- Video EKSKLUZIVE e sulmit terrorist në xhami/ Agresori hap zjarr me dy pistoleta
10/10 18:12
Top News- Sulm terrorist në xhami/ 4 besimtarë të plagosur, siguria vret agresorin
10/10 18:11
Top Channel/ Rusia sulmon Kievin, blackout në 9 provinca: NATO nis stërvitje bërthamore!
10/10 15:13
Top News – Një president ‘rockstar’. Javier Milei i Argjentinës argëton 15 mijë fansa
10/10 14:45
Florjan Binaj LARGOHET nga Berisha, krijon PARTI të re?! SKENARËT TRONDISIN politikën | Breaking
10/10 14:39
Top News – Nobeli i Paqes për politikanen venezueliane / Maria Corina Machado, sfiduese e Maduros
10/10 14:38
Top News – Kthehen në rrënojat e shtëpive / Gaza, izraeli tërheq trupat, banorët të frikësuar
10/10 14:18
Top News – NATO nis manovrat bërthamore / 71 avionë nga 14 shtete në stërvitje javën e ardhshme
10/10 14:01
Top News – Po vjen stuhia vdekjeprurëse ‘Alice’…Alarm i kuq, makina nën ujë e rrugë të përmbytura
10/10 13:59
Top News – Trump paqebërësi dhe Nobeli i munguar / ‘Shuplakë’ e rëndë, Norvegjia pret ‘hakmarrje’
10/10 13:58
Top News – Tërmet masiv, njerëzit të tmerruar / Magnituda 7.4, paralajmërim edhe për cunami
10/10 13:58
Top Channel/Nobeli i Paqes, Trump mbetet “duarthatë”:Çmimi i shkon lideres së opozitës venezueljane!
10/10 13:43
Top News – Sulm i madh në qendër të Kievit / Rusia godet apartamente dhe qendrat e energjisë
10/10 12:56