Top News – Pasaporta e vaksinës ndan BE-në/ Greqia pro, Franca dhe Gjermania kundër
10/02/2021 19:43

Ideja e një pasaporte të vaksinimit e ka përcarë Bashkimin Europian. Vendet bregdetare të bllokut janë ato që e mbështesin me forcë një plan të tillë, e kjo për shkak se një pjesë e ekonomisë së tyre varet nga turizmit. Greqia ishte ajo që drejtoi muajin e kaluar Brukselit një apel përtë lejuar "certifikatat e vaksinës" të përdoren për udhëtime në BE. Në fillim të javës, shteti helen firmosi edhe një marrëveshje me Izraelin që mundëson udhëtimin e personave të vaksinuar. Brenda bllokut 27 anëtaresh po zhvillohen diskutime te ethshme për rregullat e përbashkëta mbi të dhënat e pacientëve dhe njohjen e certifikatave të vaksinave. Spanja është shumë e interesuar për të pasur turistë, por ende nuk ka lëshuar një “pasaportë vaksinimi”. Italia po ashtu beson se një dokument i tillë mund të hapë rrugën e kthimit në aktivitete normale. Suedia dhe Danimarka kanë shpallur tashme certifikatat elektronike, në bazë të të cilave mund të bëhen udhëtimet jasht vendit. Kështu në Danimarke, personave të pajisur me dokumente të tilla u lejohet të darkojnë në restorante. Franca sakaq është skeptike. "Nuk kanë të gjithë qasje në vaksina. Pastaj, ne nuk e dimë nëse ato parandalojnë transmetimin", tha ministri i Shëndetësisë Olivier Veran. Gjermania është gjithashtu kundër që një pakicë e njerëzve të vaksinuar të gëzojnë privilegje të cilat u ndalohen të tjerëve. Sipas AFP, në Bashkimin Evropian janë vaksinuar me dy doza të vaksinës vetëm 5.5 milionë persona, që përbën 1.2 për qind të popullsisë.

Top Channel/ Von der leyen “përçan” liderët e BE, Macron: Sjellje e keqe
27/02 23:16
Top Channel/ Trump bën reagimin e çuditshëm pas dëshmisë së Bill Clinton për çështjen Epstein: Nuk…
27/02 22:30
Top News- Beogradi hakmarrje ndaj UÇK, dënon me 15 vite burg një ish-pjesëtar të kësaj force
27/02 21:30
Top News-Lufta SHBA-Iran çështje orësh, Britania jep alarmin: Largon stafin e ambasadës nga Teherani
27/02 21:13
Top Channel/ Aksident tragjik në Milano, 2 të vdekur dhe 40 të plagosur nga përplasja e tramvajit
27/02 19:57
Top Channel/ Dëshmon Bill Clinton: S’i dija krimet e Epstein! Nuk kam bërë asgjë të keqe
27/02 19:55
Top Channel/ “Largoni stafin”, ambasada e SHBA-së në Izrael: “Gati sulmi ndaj Iranit?!
27/02 15:20
Top News – Rusia ‘sulmon’ aeroplanmbajtësen franceze / Ushtria suedeze bllokon dronin pranë saj
27/02 15:10
Top News – Ukraina ‘i fik dritat’ Rusisë / Dhjetëra e mijëra njerëz pa energji pas sulmit
27/02 15:04
Top News – Lufta ‘po i afrohet’ Iranit, IKNI tani! Ambasada amerikane në Izrael ‘evakuon’ stafin
27/02 14:54
Top News – Starmer, humbje të turpshme / Mundet në ‘bastionin’ e tij nga të gjelbrit
27/02 14:45
Top News – Nga sponsor në armik…Çfarë fshihet pas sulmit të Pakistanit mbi talebanët
27/02 14:27
Top News – ‘Shi gjaku’ në Spanjë / Re pluhuri saharian mbi Evropë, sjell reshje me baltë
27/02 13:24
Top News – SHBA-Iran, bisedime pa marrëveshje…por me shenja të mundshme përparimi
27/02 12:58
Top News – As emigrantët nuk e shpëtojnë dot…Gjermania po plaket më shpejt nga sa mendohej
27/02 12:55
Top Channel/ Bisedimet me SHBA, Aragchi: Kemi dallime, por pajtohemi tek elementet kryesorë!
27/02 12:13
Top Channel/ Amerikanët “bëhen anglezë”: Rekord aplikimesh për shtetësinë britanike!
27/02 12:03
Top Channel/ Pakistani sulmon Afganistanin:”U mbush kupa, do t`i shkatërrojmë talebanët”!
27/02 11:39
Top News- Gjermania, alternativë ndaj Patriot/ Mbrojtje ajrore ‘Made in Europe’, modernizohet IRIS-T
27/02 11:36
Top News – Raketa që godasin deri në 3000 km larg / Arsenali balistik i Iranit, më i madhi në rajon
27/02 11:24
DIGITALB DIGITALB