Një prokuror i Struktures së posacme antikorrupsion, oficerët e policisë gjqysore si dhe dy agjentë të Byrosë Kombëtarë të Hetimit pas përfundimit të seancës plenare, u futen në sallën e Kuvendit për të mbledhur disa prova, kjo pas incidenteve të shumta që u shënuan këtë të enjte. I pranishëm ishte edhe drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj. Seanca plenare u shoqërua sërish me inidente e përplasje të shumta mes opozitës dhe mazhorancës.