Një stuhi e fortë shiu e ka zhytur Spanjën nën ujë. Mijëra shtëpi janë pa energji elektrike ndërsa rrugë dhe hekurudha janë detyruar të mbyllen. Qytetet bregdetare në rajonin veri lindor të Katalonjës e pësuan më rëndë nga stuhia e po ashtu edhe pjesë të spanjës qendrore, afër Madridit.