Top News – Pas plotësimit të vakancës/ Mblidhet për herë të parë Gjykata Kushtetuese
07/01/2021 15:13

Pas një ngërçi institucional dhe mosfunksionimit prej gati dy vitesh, 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë zhvilluar mbledhjen e parë. Gjyqtarët kushtetues kanë në rend dite caktimin e seancave gjyqësore si dhe procedurat për caktimin e kryetarit. Siç është bërë e ditur janë 25 çështje të bëra gati, që do të shqyrtohen nga 7 anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Më e rëndësishmja e të cilave është padia e shoqatës së bashkive, që kërkojnë shpalljen si antikushtetuese të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019, të cilat në atë kohë u kthyen në një front grindjesh politike. Gjyqtarët kushtetues do të testohen edhe me ankesa si ajo e kryeministrit kundër presidentit Ilir Meta, i cili pasi refuzoi të dekretonte Gent Cakajn si ministër të Jashtëm, u padit në Gjykatën Kushtetuese nga kreu i qeverisë, që kërkon zgjidhjen e mosmarrëveshjes së kompetencave dhe interpretim të nenit 1 të Kushtetutës. Dosje të nxehta e presin Kushtetuesen edhe për dy padi të presidentit Meta me emrin Teatri Kombëtar. Në njërën prej tyre kërkohet shpallja e papajtueshme e projektit urban të godinës së re të Teatrit Kombëtar dhe në tjetrën kundërshtohet një vendim i 8 majit 2020, në të cilën Teatri Kombëtar i kaloi bashkisë dhe tjetra gjithashtu, edhe çështja e pronave, sipas padisë së shoqatës kombëtare “Pronësi dhe Drejtësi”. Që nga viti 1992 kur dhe u krijua, në Gjykatën Kushtetuese janë trajtuar parime të rëndësishme duke nisur nga shpallja si antikushtetues të ligjit për dënimin me vdekje, ligji i lustracionit, deti , vettingu e kthimi dhe kompensimi i pronave. Gjykata kushtetuese u bë funksionale javën e fundit të vitit 2020, me emerimet e tre anëtarëve të rinj Altin Binajt i votuar nga Kuvendi, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja të dekretuar nga kreu i shtetit si emerime të ardhura nga KED. Venia në funksion e Gjykatës Kushtetuese brenda vitit 2020 ishte kërkuar nga faktori ndërkombëtar me ngulm sidomos nga shba, dhe konsiderohet si një nga kushtet për hapjen e negociatave zyrtare të anëtarësimit të vendit në BE.

Top Channel/ “Pikante” në Shkodër, mjeshtri Sandër Ruçi rikthehet në skenën e teatrit “Migjeni”
22/09 23:37
Top Channel/ Vendim historik i Macron, reagon Shtëpia e Bardhë: Shpërblim për Hamasin
22/09 23:29
Top Channel/ Spiropali në Konferencën e New York, Shqipëria krah vendeve të BE për Estoninë
22/09 23:28
Top Channel/ Tjetër aksident në Fier, shoferi humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me një tjetër
22/09 22:57
Top News – Piramidat online. Arrestohet koka e skemës në Divjakë
22/09 21:56
Top News- Pornografi me të mitur, pranga 24-vjeçarit/ I gjenden në banesë materiale kompromentuese
22/09 21:01
Top News- Kush është i burgosuri që u kap me iPhone në qeli, aksion në burgun e Peqinit
22/09 21:00
Top News – Aksident i rëndë në Fier. Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur
22/09 20:53
Top News – Aksident i frikshëm në Fier, makina përplaset me kamionin, dy të plagosur
22/09 20:25
Top Channel/ Aksident në aksin ‘Fier-Patos’, makina përplasjet me një trajler kamioni, 2 të plagosur
22/09 20:01
Top Channel/Pak orë para shkarkimit, Veliaj përplaset me këshillin bashkiak:Po tejkaloni kompetencat
22/09 19:41
Top Channel/ Zbulohet plani i qeverisë për marinat inteligjente! Balluku në takimin ndërkombëtar
22/09 19:40
Top Channel/ BE: Ndryshimet në Kodin Penal, ndikim mbi të drejtat e qytetarëve
22/09 19:38
Top News – Shqiptari nuk e plagosi ukrainasen. U arratis nga burgu grek për të shpëtuar martesën
22/09 18:35
Top News – Lamallari e nis me Dumanin. Ministri i ri i drejtësisë takon kreun e SPAK
22/09 18:27
Top Channel/ Bregdeti i Semanit në flakë, rrezikohet habitati i specieve të egra
22/09 17:41
Top Channel/ Mbaron plazhi, nis aksioni. Lirohen hapësirat publike në Shëngjin
22/09 17:21
Top Channel/ 37-vjeçari mbërriti i plagosur në spital, dinamikat e ngjarjes së rëndë në Vlorë
22/09 17:17
Top News – Shqipëria hyn në SEPA më 7 tetor. Sejko mbledh drejtuesit e bankave të nivelit të dytë
22/09 16:41
Top Channel/ UET me kampus të ri universitar, hapësira dhe mundësi edukimi bashkëkohore
22/09 15:25