I nxehti përvëlues që ka përfshirë Shqipërinë sidomos javën e fundit, me temperature që arritën edhe ekstremin e 42 gradë Celsius, duket se poi a le vendin një situate meterologjike më të qetë e të freskët javën që vijon. Sherbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se kjo javë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qendrueshme. Moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit, vranësirat parashikohet të jenë të pakta kalimtare, ndërsa ditën e premte do të ketë vranësira hera-herës e në disa zona so të jenë më të dendura.