Ato që nisën si protesta paqësore dhe u përhapën shpejt në Kazakistan, duke u shndërruar në trazira të mëdha, duket se kanë ndezur edhe dicka tjetër – një betejë për kontrollin e niveleve të larta të pushtetit në vend. Protestat masive të ditëve të fundit në dhjetëra qytete për kushtet e këqija socio-ekonomike në një vend të pasur me naftë dhe burime të tjera, po errësohen nga një luftë për pushtet midis administratës së presidentit, Qasym Zhomart Toqaev dhe besnikëve të ish-presidentit të parë të vendit, Nursultan Nazarbaev.