Top News/ Pas Penianit, Putin në Vietnam / Vendi neutral për pushtimin e Ukrainës, SHBA e zemëruar
20/06/2024 12:09

Presidenti rus, Vladimir Putin, po synon të forcojë lidhjet me partnerin e kamotshëm, Vietnamin, gjatë vizitës shtetërore që ka nisur më 20 qershor. Kjo vizitë zhvillohet në kohën kur Moska po përballet me izolim ndërkombëtar për shkak të veprimeve të saj ushtarake në Ukrainë. Putin u prit me ceremoni shtetërore në këtë shtet në Azinë juglindore. Ai shkoi në Vietnam nga Koreja e Veriut, ku me liderin e këtij shteti, Kim Jong Un, nënshkroi një marrëveshje, sipas së cilës, Pheniani dhe Moska zotohen se do të ndihmojnë njëri-tjetrin në rast të ndonjë lufte. Putin arriti në Pallatin presidencial të Vietnamit, ku u prit nga nxënës që mbanin në duar flamuj të Rusisë dhe Vietnamit. Ai u takua me presidentin e ri të shtetit, To Lam, dhe gjatë vizitës do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste, politikani më i fuqishëm i Vietnamit – dhe zyrtarë të tjerë. Rusia po synon të mbajë “bashkëpunim të ngushtë dhe efektiv” në energji, industri, teknologji, arsim, siguri dhe tregti, tha të mërkurën ambasadori rus në Vietnam, Gennady S. Bezdetko. Vizita e Putinit në Vietnam ka nxitur reagim të ashpër nga Ambasada amerikane në këtë shtet. Shumë ka ndryshuar që nga vizita e fundit që Putin zhvilloi në Vietnam më 2017. Rusia tani përballet me sanksione nga Perëndimi, përfshirë nga SHBA-ja, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Më 2023, Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshoi një fletarrestim për Putinin në akuza për krime lufte. Kremlini mohon akuzat dhe ka theksuar se Moska nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate. Hanoi dhe Moska kanë raporte diplomatike që nga viti 1950 dhe këtë vit shënohet 30-vjetori i traktatit për “raporte miqësore” mes Vietnamit dhe Rusisë.Vietnami po ashtu ka qëndruar neutral sa i përket pushtimit rus të Ukrainës. Por, ky neutralitet ka qenë i vështirë për shtetin, teksa Ambasada e SHBA-së në Hanoi ka kritikuar vizitën e Putinit duke thënë se “asnjë shtet nuk duhet t’i japë Putinit platformë për të promovuar luftën e tij të agresionit dhe për të lejuar që të normalizojë mizoritë e tij”.

Top Channel/ Trump-Merz, debat për naftën: Çmimi do bjerë pas sulmeve tona
03/03 23:13
Top Channel/ Trump kritika Anglisë dhe Spanjës: Starmer nuk është Churchill
03/03 23:12
Top Channel/ “El Mencho” në arkivol të artë, masa ekstreme sigurie
03/03 23:10
Top News- Bisha e marinës britanike niset drejt Qipros, gati të luftojë dronët iranian
03/03 23:00
Top News- Avionët britanikë F-35 rrëzojnë dronët armiqësor të Iranit/ Bombat oshtijnë në Iran
03/03 22:41
Top News- Franca “futet” në luftë, nxjerr aeroplanmbajtësen në Mesdhe, Irani drejt shkërmoqjes
03/03 22:41
Top News- Luftë edhe në det, Trump nuk e kursen Iranin, nxjerr marinën
03/03 22:40
Top News- Luftë deri në raketën e fundit, kush ka më shumë bomba e armatim mes Iranit e SHBA
03/03 22:32
Top News- Arkivol ari, muzikë dhe tonelata me lule, ceremonia mortore e “El Mencho”
03/03 22:30
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme prek Ngushticën e Hormuzit, Irani kërcënon të…
03/03 22:06
Top Channel/ Si arriti Izraeli të ekzekutonte Khamenein? Kamerat e rrugëve të Teheranit ishin të…
03/03 21:49
Top Channel/ Përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, Greqia zhvendos raketat në…
03/03 21:48
Top Channel/ Izraeli avancon në Liban, trupat kanë hyrë 10 km brenda kufirit
03/03 20:22
Top Channel/ Merz pro Trump për luftën, zbulohen mesazhet në Shtëpinë e Bardhë
03/03 19:48
Top Channel/ Sulmi kushton 800 mln USD në ditë! Ofensiva në Iran ka çmim të lartë
03/03 19:40
Top Channel/ Pamjet live nga Izraeli, gazetari raporton nga fronti i luftës
03/03 15:47
Top Channel/ Lufta në Izrael, gazetari i TCH në frontin e luftës: Ushtria Izraelite po sulmon…
03/03 15:24
Top Channel/ Zelensky: Rusia humbi dimrin, por lufta në Iran është problem për Ukrainën?!
03/03 15:20
Top News – Erdogan kundër luftës në Iran / ‘Shkelje e ligjit ndërkombëtar’, përpjekje për paqe
03/03 15:00
Top News – Droni kamikaz i SHBA ‘debuton’ në Iran / ‘Performancë’ e suksesshme, kosto e ulët
03/03 14:58
DIGITALB DIGITALB