Pavarësisht vendosjës së trupave shtesë amerikanë, NATO po shqyrton mundësinë e rritjes së prezencës ushtarake në shtetet e Baltikut dhe Poloni, në rast se Rusia vazhdon të dërgojë trupa në Bjellorusi. Kreu i komitetit ushtarak të aleancës tha se Rusia ka dërguar 30,000 trupa në Bjellorusi – që gjendet në veri të Ukrainës – për stërvitjet ushtarake, që janë planifikuar të mbahen këtë muaj. Shtetet e Bashkuara javën e kaluar kanë dërguar 3,000 trupa shtesë në Rumani dhe Poloni për të siguruar aleatët, ndërkohë qe Gjermania ka thënë se po e shqyrton mundësinë e rritjes së dislokimeve ekzistuese ushtarake në Lituani.