Top News – Pas investigimit të ‘Top Story’/ Braçe-gjuetarët e paligjshëm po vrasin çdo gjë
24/02/2021 17:14

Pas publikimit në emisionin “Top Story” në Top Channel të fakteve që hedhin dritë mbi gjuetinë e jashtëligjshme të kafshëve dhe dëmet kolosale që po i shkaktohet natyrës, ka reaguar edhe zv. kryeministri Erion Braçe. përmes një statusi në rrjetet sociale Braçe shprehet se gjuetarët e paligjshëm po vrasin jo vetëm faunën e egër por edhe njëri tjetrin. “Vetëm muajt e fundit, prej nëntorit e këtej, ka katër të vrarë në gjueti. Provë e qartë se gjuetia është kaq fakt sa edhe e paligjshme, madje po kthehet në vrasje mes njerëzish që kurrë nuk janë gjuetarë,” shkruan Braçe. Më tej ai ndalet në atë se çfarë ka ndodhur në 7 vite që u vendos moratoriumi për ndalimin e gjuetrisë së paligjshme ku në çdo zonë të vendit srukturat e posacme dhe policia, sidomos në dy vitet e para, bënë të mundur të vendosej një ekuilibër krej tjetër nga shfarosja barbare e gjësë së gjallë. “Por sic faktet deshmojne, respektimi i ligjit ka firot e veta, pasoja gjithashtu, ne pamundesi te qarte per te kontrolluar gjithkend dhe kudo, cep e me cep te vendit! Ndaj duhet nje ekuiliber i ri ne mjedis, ekosistem, faune, mes shtetit, ambjentit, popullatave te faunes se eger, ambjentalisteve e gjuetareve! Ekuiliber i ri me ligj te ri, rregulla te reja te ashpra qe rregullojne gjuetine e vendosin nje ekuiliber te ri qe mbron mjedisin, ndal paligjshmerine e perfshin ne kontroll edhe aktore te tjere, vete Federaten e Gjuetise, ambjentalistet gjithashtu”, thotë më tej brace në postimin e tij. numri dy i qëverisë duke iu referuar investigimit të top story thotë te dy palet, gjuetare historike dhe ambjentaliste ishin ne nje mendje per nje ekuiliber te ri qe i perfshin te gjithe. Braçe thotë se ndërsa afati i moratoriumit përfundon në qershor, duhet vendosur një afat i ri me qëllim që kaosi në fazë të ndërmjetme apo pas tij të zhbëjë çdo arritje të deritanishme.

Top Channel/ Tetë orë protestë në Tiranë. Përplasje mes PD dhe protestuesve të tjerë
07/11 23:19
Top Channel/ Aksident në punë, vdes minatori. Shembet masivi i kromit dhe zë poshtë 62-vjeçarin
07/11 23:07
Top Channel/ Berisha mohon se përçau protestën. Bën thirrje për bashkim, pavarësisht dallimeve
07/11 22:58
Top Channel/ Asfiksohen pas zjarrit në Lezhë. Një cigare e lënë ndezur, rrezikoi pallatin në Lezhë
07/11 22:53
Top Channel/ Një grua drejton PD-në e Fierit. Enkelejda Veliu fiton garën për kryetare
07/11 22:51
Top Channel/“Falenderoj Zotin për fitoren”.Harito Zoto merr drejtimin e Partisë Demokratike në Korçë
07/11 22:48
Tensionohet protesta para Kryeministrisë, hidhen fishekzjarrë drejt autoboteve
07/11 22:30
Top Channel/ Fitoi zgjedhjet për kreun e PD, kandidatja e Fierit nis festën e “çmendur”
07/11 22:02
Top Channel/ Protestë me molotovë! Përplasje te Ministria e Arsimit, turma u zhvendos në Bulevard
07/11 20:33
Top Channel/ Rimblidhen protestuesit! Policia përdori gaz dhe autobote me ujë, ka shoqërime
07/11 20:31
Top Channel/ Incidente në protestë! U thirr edhe nga PD, përplasje verbale mes protestuesve
07/11 19:46
Top Channel/ Policia nuk ua kursen ujin protestuesve, i shpërndan nga bulevardi
07/11 18:30
Top News – Plas te Kryeministria! Policia hedh ujë dhe gaz lotsjellës
07/11 17:33
Top Channel/ Përleshje në distancë te Kryeministria, lazer drejt autobotit. Policia hedh ujë
07/11 17:29
Top Channel/ Vijon “tradita”, dy protestuesit e maskuar ngacmojnë policinë nga distanca
07/11 17:28
Top News – Tjetër aksident në minierat e Bulqizës. 62 vjeçarin e zë masivi i kromit, ndërron jetë
07/11 17:06
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë,ndërhyjnë zjarrfikësit për të nxjerrë shoferin 83-vjeçar
07/11 16:44
Top News – Shoqërohet një protestues, policia ‘e ngre’ në ajër
07/11 16:20
Top News – Gurë e zjarr te Ministria e Arsimit, policia me spraj dhe ujë me presion
07/11 16:19
Top Channel/ Si në filma, protestuesit i qëndrojnë para autoboteve që hedhin ujë
07/11 16:16