Policia e Korçës ka finalizuar operacionin “Tatimi” të drejtuar nga SPAK, duke arrestuar Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë dhe një specialist. Thoma Tontonozi me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë dhe Stjuart Bardhoshi, me detyrë specialist i regjistrimit pranë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Korçë janë vënë në pranga për shkak se akuzohen për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.