Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ka thirrur thirrur mbledhjen e këtij të fundit. Mbledhja është parashikuar të mbahet në orën 14:00 dhe si temë kryesore do të ketë diskutimin mbi draftin e hartuar nga Alibeaj, për kriteret që duhet të përmbush kandidati për Presidentin e Republikës.