Diskutimet për kthimin e Bazës Ajrore të Kuçovës si bazë e forcave të NATOS do të marrin fund në vjeshtë, kur është planifikuar edhe nisja e punës, e para bazë e saj në Ballkanin Perëndimor, e cila do të ndërtohet në pjesën dërrmuese nga Aleanca e Atlantikut Verior. Lajmin e ka bërë publik këtë të martë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.