Pavarësisht premtimeve dhe programeve ekonomike të partive politike në këtë prag zgjedhjesh parlamentare, për më shumë investime, rrugë, shkolla dhe rritje ekonomike duket se parashikimet e bankës botërore i kthejne këto premtime në të parealizueshme. Sipas raportit më të fundit publikuar nga ky institucion, situata buxhetore e Shqipërisë do të përkeqësohet në vitet në vijim. Shkak për këtë është niveli i lartë i borxhit publik.