Një atentat i mirëorganizuar është parandaluar nga policia, e cila ka arrestuar tre persona. Dy prej tyre, të armatosur dhe me skafandra sikurse duket nga këto pamje, lëviznin me një motomjet të vjedhur në Suedi, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë”, për të kryer krimin. Bashkëpunëtori i tyre, rrinte në gatishmëri që t’i ndihmonte, që të largoheshin me automjet nga zona ku kishin planifikuar të kryenin vrasjen. Sipas policisë e cila ishte vënë në ndjekje të tyre prej ditësh, në rrugën e vjetër “Pllanë-Lezhë” dy shtetas me skafandra, të cilët lëviznin me motomjet, u pikasën teksa kryenin lëvizje të dyshimta.