Dy kushërinj janë përleshur për çështje pronësie në fshatin Dorëz në Tiranë. Për pasojë ka rënë në prangat e policisë 40-vjeçari Bardhyl Karaj, pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri pushkë, shtetasin B. K, kushëri i tij. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, 40-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e zjarrit në afërsi të banesës së tij, por ajo është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.