Presidenti rus Vladimir Putin firmosi politikën e re bërthamore të Rusisë, e cila do të lejojë përdorimin e armëvë atomike si përgjigje ndaj sulmeve me armë konvencionale. Praktikisht, Rusia me këtë gjest nënkupton se nuk do ta respektojë më politikën e mospërdorimit të armëve nukleare në instancën e parë. Ky është perkthyer si mesazh për Shtetet e Bashkuara. Muajin e kaluar, presidenti Donald Trump njoftoi tërheqjen e mundshme të SHBA-së nga traktati “ Qiejt e hapur”, i nënshkruar në 1992 e që hyri në fuqi 10 vjet më vonë, pasi u ratifikuar nga 20 shtete. Është një traktat I nënshkruar nga të gjithë anëtarët e Nato-s. “ Në përputhje me doktrinën ushtarake të Rusisë, dokumenti I ri rikonfirmon që ajo mund t`I përdorë armët atomike si përgjigje ndaj një sulmi nuklekar apo një agresioni që përfshin armë konvencionale që kërcënojnë ekzistencën e shtetit” , thotë Associated Press. Ky ndryshim në politikën e Rusisë interpretohet edhe si përpjekjë për të ndaluar vendosjen e raketave amerikane në Europë.