Çmimet ndërkombëtare të ushqimeve mund të rriten nga 8% në 20% si rezultat i konfliktit në Ukrainë, sipas një deklaratë të agjencisë së ushqimit të OKB-së,. Në një vlerësim paraprak mbi pushtimin rus të Ukrainës, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë tha se Ukraina nuk do të mund të prodhojë për shkak të luftës. 20-30% e drithërave të zakonshme të dimrit, misrit dhe farave të lulediellit në Ukrainë nuk do të mund të mbillen.