Top News – Para zgjedhjeve parlamentare/ Armenia i jep fund gjendjes së luftës
24/03/2021 11:42

Ligjvënësit armenë kanë votuar për t’i dhënë fund gjendjes së luftës, para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në qershor të këtij viti. Parlamenti ka shpallur gjendje lufte në shtator të vitit të kaluar, kur pati shpërthyer lufta në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit, për rajonin e Nagorno-Karabakut. Konflikti, që ka shpërthyer më 27 shtator, është ndalur përmes një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor, duke iu dhënë fund gjashtë javëve të armiqësive. Si pasojë e konfliktit kanë vdekur mijëra ushtarë. Kryeministri arme Nikol Pashinian është pajtuar javën e kaluar për të mbajtur zgjedhje të parakohshme, me qëllim të zbutjes së krizës politike, të shkaktuar nga humbja e Armenisë në luftë. Përfundimi i gjendjes së luftës është miratuar nga 118 ligjvënës, në parlamentin me 132 ulëse. Rajoni i Nagorno-Karabakut njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit, mirëpo armenët etnikë, që përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë atje, refuzojnë regjimin azerbajaxhanas. Ata kanë menaxhuar vetë punët e tyre, me mbështetjen e Armenisë, prej kur trupat ushtarake të Azerbajxhanit dhe civilët azerbajxhanas janë larguar nga ky rajon dhe shtatë distrikte tjera, në luftën që ka përfunduar po ashtu me armëpushim, më 1994.

Top Channel/ Zgjerohet skandali “Epstein”, fshihen fotot ku shfaqet Donald Trump
21/12 22:58
Top Channel/ Rutte ngre alarmin: Po përgatitemi për luftë ndaj Rusisë
21/12 22:55
Top Channel/ Rekord i ri! 800 emigrantë në Angli brenda ditës, kaluan La Manshin dje
21/12 19:53
Top News – Insektet ‘bllokojnë’ Evropën / Ndalet nxjerrja e metaleve të rralla në miniera
21/12 17:32
Top News – Me karrocë me rrota, në hapësirë / Hera e parë, inxhinieria gjermane ‘bën historinë’
21/12 15:57
Top News – Nuk ka më letra pas 400 vitesh / Shërbimi postar danez vendos të mbyllë shërbimin
21/12 15:55
Top News – Dimri fillon zyrtarisht në 16.03 / Është koha e solsticit, çdo vit rreth 6 orë vonesë
21/12 15:54
Top News – Droni hyn në qiellin turk, F-16 e rrëzojnë / Incidentet shtohen, 3 shkelje në 5 ditë
21/12 14:49
Top Channel/ SHBA bllokon naftën nga Venezuela/ Cisterna e dytë që kapet në pak javë
21/12 14:36
Top News – Fotoja e Trump hiqet nga dosja Epstein / Demokratët akuzojnë: Dokumentet janë redaktuar
21/12 14:23
Top News – Breshëri plumbash mbi lokal / 9 të vrarë dhe 10 të plagosur në Afrikën e Jugut
21/12 13:44
Top News – ‘Blackout’ në San Francisko / Qyteti në terr, pa energji 130 mijë konsumatorë
21/12 13:40
Top News – Australia hesht e ndez qirinj / Nderon viktimat e të shtënave në plazhin Bondi
21/12 13:39
Top News – SHBA konfiskon çisternën e naftës / U ndalua pranë brigjeve të Venezuelës
21/12 12:03
Top News – Koreja e Veriut kërcënon Japoninë / Ambicjet për armë bërthamore duhet të frenohen
21/12 11:50
Top News – Shanset për paqe nuk janë përmirësuar / Kremlini fajëson evropianët dhe Ukrainën
21/12 11:46
Top News – Ukraina përballë Rusisë në tryezë / Zelenski: SHBA kërkon bisedime direkte me Moskën
21/12 11:42
Top News – Alarm për ‘rrezik ekstrem sigurie’/Shpërthen raketa e Musk, 3 avionë pasagjerësh në panik
21/12 11:41
Top Channel/ Clinton: Po bëhem “kokë turku”/ Fotot me Jeffrey Epstein, akuza Shtëpisë së Bardhë
21/12 10:34
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
21/12 09:33
DIGITALB DIGITALB