Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se një marrëveshje për t'i dhënë fund pushtimit rus të Ukrainës ishte më afër se kurrë, por nuk raportoi ndonjë përparim të dukshëm në çështjen e nxehtë të territorit pas bisedimeve të reja me udhëheqësit e vendeve ndërluftuese. Trump, i cili kishte premtuar një marrëveshje paqeje në ditën e parë të presidencës së tij gati njëvjeçare, tha se do të bëhet e qartë brenda disa javësh nëse ishte e mundur të zgjidhej konflikti që ka vrarë dhjetëra mijëra njerëz.