Trupat paqeruajtëse të traktatit të mbrojtjes së përbashkët CSTO kanë përfunduar dislokimin në republikën e kazakistanit. Kështu tha në një konferencë për shtyp zëvendës ministri i mbrojtjes së kazakistanit. Imazhet e publikuara nga ministria ruse e mbrojtjes, tregonin avionët rusë që uleshin në aeroportin e Almatit, me trupat ruse që zbrtisnin në pistë. CSTO ka dislokuar disa mijëra trupa në kazakistan, përfshirë paratrupat ruse, të cilët janë pozicionuar në sigurimin e pozicioneve strategjike.