Kryeministri i Izraelit tha se ka udhëzuar kabinetin e tij që 'të fillojë negociatat direkte' me Libanin. Benjamin Netanyahu tha se i ka urdhëruar kabinetit të tij të hapë bisedime të drejtpërdrejta me Libanin por me fokusin e vetëm çarmatosjen e Hezbollahut. Vetëm kështu sipas tij mes dy vendeve do të vendosen marrëdhënie paqeje. “Në dritën e kërkesave të përsëritura të Libanit për të hapur negociata të drejtpërdrejta me Izraelin, i dhashë udhëzime kabinetit që të fillojë negociatat e drejtpërdrejta me Libanin sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Netanyahu në një deklaratë të shpërndarë për mediat. “Negociatat do të përqendrohen në çarmatosjen e Hezbollahut dhe vendosjen e marrëdhënieve paqësore midis Izraelit dhe Libanit. Izraeli vlerëson thirrjen e sotme nga kryeministri i Libanit për të demilitarizuar Bejrutin”, shtoi më tej Netanyahu.