Armenia dhe Azerbajxhani kanë finalizuar marrëveshjen për paqe, e cila synon vendosjen e marrëdhënieve formale mes tyre. Ky hap çon drejt dhënies fund të armiqësive mes këtyre dy vendeve, që kanë luftuar prej viteve ’80 me njëri-tjetrin. Ministria e Jashtme e Armenisë konfirmoi këtë të enjte se Jerevani i ka pranuar propozimet e Azerbajxhanit mbi dy nenet e mbetura të pakoordinuara të marrëveshjes, duke përmbyllur në mënyrë efektive negociatat rreth tekstit. Ajo ka propozuar konsultime me Azerbajxhanin për datën dhe vendin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.