Papa Leoni u përfshi në arenën politike ndërkombëtare në lutjet e mbrëmjes në Bazilikën e Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit të shtunën, duke thënë se lutja për paqe është “një mburojë kundër atij iluzioni të plotfuqishmërisë që na rrethon dhe që po bëhet gjithnjë e më i paparashikueshëm dhe agresiv”. Papa i parë amerikan tha: “Edhe Emri i shenjtë i Zotit, Zoti i jetës, po tërhiqet në diskurset e vdekjes”. Duke iu drejtuar udhëheqësve botërorë që vendosin të shkojnë në luftë, Leoni tha: “Atyre u themi: ndaloni! Është koha për paqe! Uluni në tryezën e dialogut dhe ndërmjetësimit, jo në tryezën ku planifikohet riarmatimi dhe vendosen veprime vdekjeprurëse”. “Mjaft me idolizimin e vetes dhe parave! Mjaft me shfaqjen e fuqisë! Mjaft me luftën! Forca e vërtetë tregohet duke i shërbyer jetës”, shtoi ai.