Top News – Papa-Mesdheu, varreza e Evropës/ Tragjeditë e ndodhura aty, rëndojnë ndërgjegjet tona
13/06/2021 17:24

Papa Françesku tha gjatë lutjeve të së dielës, se Mesdheu është bërë një nga "varrezat më të mëdha në Evropë", pasi kujtoi mijëra emigrantët që kanë humbur jetën në këtë rajon, duke u përpjekur të mbërrijnë në kontinent. Ai e ndërlidhi këtë çështje me një ceremoni që u zhvillua në Sicili për të përkujtuar tragjedinë e vitit 2015 kur rreth 800 migrantë që po shkonin nga Libia në Itali u mbytën pasi anija e tyre u fundos. "Kaq shumë tragjedi në Detin Mesdhe do të vazhdojnë të rëndojnë ndërgjegjen e të gjithëve", tha Papa. "Le të mendojmë për këtë: Mesdheu është bërë varreza më e madhe e Evropës", shtoi ai. Çdo vit, mijëra njerëz nga Afrika e Veriut nisen për në Evropë për një jetë më të mirë. Ata shpesh e bëjnë rrugëtimin me anije të mbingarkuara të drejtuara nga trafikuesit e qenieve njerëzore. Rasti më i fundit ishte të shtunën, kur disa anije mbërritën në ishullin e vogël të Lampeduzës në Itali. Mesdheu qendror është një nga rrugët më vdekjeprurëse të migrimit në botë. Më shumë se 500 njerëz kanë vdekur gjatë shkuarjes në Itali dhe Maltë midis janarit dhe majit të këtij viti, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit.

Top News – 20 pasagjerë ‘dëbohen’ nga fluturimi/ Dramë në pistë, ‘nxehtësia e bëri të rëndë avionin’
24/08 15:44
Top News – Çdo verë më përvëluese se tjetra…Vala e të nxehtit që shkaktoi zjarre, thyen rekordet
24/08 15:31
Top News – ‘Të tregohet madhështia e Afrikës’/ Vendet afrikane kërkojnë të rivizatohet harta e botës
24/08 15:25
Top Channel/ Bota në krah të Ukrainës/ Festa e pavarësisë, Papa dhe Trump urojnë Zelenskyn
24/08 15:05
Top News – Armë me ‘aftësi superiore’ / Kim Jong un mbikqyr tetsimin e raketave të reja
24/08 13:56
Top News – Armenia pa ‘çizme’ ruse! Protestë kundër bazës ushtarake të Putinit
24/08 13:54
Top News – Ne vendosim të ardhmen e Ukrainës! Zelenski i drejtohet kombit në ditën e pavarësisë
24/08 13:53
Top News – Ukraina feston ditën e pavarësisë/Kryeministri kanadez mbërrin në Kiev, ‘i ftuar special’
24/08 12:26
Top News – Zonjat e Para ngrihen për Gazën / Bashkëshortja e Erdogan letër për Melania Trump
24/08 12:25
Top News – Sisteme Patriot për Ukrainën / Norvegjia siguron më shumë mbrojtje ajrore
24/08 12:24
Top News – Siria shtyn zgjedhjet parlamentare / Nuk do zhvillohen në tre rajone për shkaqe sigurie
24/08 12:23
Top News – Qyteti i Gazës nën bomba / Izraeli vazhdon pushtimin, avionë e tanke në aksion
24/08 12:09
Top News – Ukraina sulmon centralin bërthamor / Rusia drejton gishtin, dronë gjatë natës mbi Kursk
24/08 11:54
Top Channel/ SHBA i bllokon raketat Ukrainës/ Ekspertët: Përpjekje për të zbutur Putin
24/08 11:01
Top Channel/ SHBA, shkarkohet shefi i DIA-s. E kritikoi Trump për raportin pas sulmit ndaj Iranit
23/08 23:02
Top Channel/ Rusia me antena përgjimi. Moska monitoron komunikimet të NATO-s nga Kalingradi?
23/08 22:59
Top News- Rusia pushton dy fshatra në Donetsk, sprapsen trupat ukrainase/ Luftë e madhe para paqes
23/08 19:00
Top News- Putin tallet me Trump, Rusia sërish breshëri dronësh mbi Ukrainë
23/08 18:30
Top News- Pentagoni shkarkon shefin e DIA-s dhe dy komandantë, vendimi pas raporti për Iranin
23/08 18:00
Top News- Salvini tallet keq me Macron: Vish helmetën, xhaketën, pushkën e shko në Ukrainë
23/08 14:53