Pas hetimit të OBSH për origjinën e koronavirusit, liderët perëndimorë kanë kërkuar një tjetër hetim mbi teorinë që pandemia ka dalë nga një laborator kinez. Por, tani, mediat shtetërore Kineze kanë botuar pretendimet se virusi në fakt u shfaq në SHBA dhe Francë dhe më pas u gjet në Vuhan në dhjetor 2019. Zeng Guang, kryeepidemiologu i qendrës kineze për kontrollin e sëmundjeve tha për Global Times se SHBA duhet të jetë në fokus të kërkimit për origjinën e virusit vdekjeprurës. Shkencëtari citoi reagimin e ngadaltë të amerikës në testimin e njerëzve gjatë fazave të para të pandemisë e po ashtu aludoi se pandemia mund të ketë qenë një armë biologjike e Uashingtonit.